Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 8-të e revoltës/ Mijëra studentë mbërrijnë te Ministria e Arsimit, policia i sulmon dhunshëm me uji për t'i shpërndarë

'Do protestoj deri në rrëzimin e Ramës'/ I dhunuar nga FNSH, i riu për Syri Tv: Më goditën pas koke dhe në gjymtyrë

14:36, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një protestues 30-vjeçar denoncoi në Syri Tv dhunën e FNSH-së gjatë protestës, duke deklaruar se është goditur pas koke dhe në gjymtyrë, ndërsa shenjat i ka ende në trup.

Ai tha se nuk kishte kryer asnjë veprim, por ishte dhunuar teksa protestonte për të drejtat e tij dhe kundër gjendjes së arsimit.

Protestuesi, i cili deklaroi se ka probleme shëndetësore dhe ka kryer një operacion në zemër, tha se nuk ka shkuar në spital nga frika e arrestimit dhe pasojave në punësim.

“Do të vazhdoj të protestoj deri në rrëzimin e Edi Ramës”, theksoi ai.

Fjala e tij:

Unë ditën e parë të protestës nuk kam bërë asnjë veprim. Sulmi i parë që më kanë bërë, më kanë goditur pas koke, në krahë, duken të gjitha shenjat. Dhe për çfarë? Që kërkoja të drejtat e mia, arsimin që është për tokë. E dimë mirë si futen njerëzit me lekë në punë.

Kam probleme shëndetësore, jam bërë operim, vrimë në zemër, dhe jam qëlluar nga FNSH-ja.

Jam qëlluar pas koke dhe në gjymtyrë, kam dhe shenjat.

Që ditën e parë dhe kam akoma shenjat e dhunës.

Unë jam 30 vjeç dhe jam dhunuar në këtë formë barbare.

Do të vazhdoj të protestoj deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Nuk jam shtruar në spital për arsye se na persekutojnë me vende pune dhe na arrestojnë gjithashtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco