Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për situatën dhe duke vënë theksin te kërkesat e qytetarëve për luftën kundër korrupsionit.
Përmes një mesazhi, Abraham u shpreh se i ka ndjekur me shqetësim të thellë protestat, ndërsa theksoi se kërkesat për t’i dhënë fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës pasqyrojnë vlerat evropiane, të cilat Shqipëria është angazhuar të respektojë.
Mesazhi i deputetit gjerman, Knut Abraham:
“I kam ndjekur me shqetësim të thellë protestat në Tiranë. Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është angazhuar të respektojë.”.













