E martë, 20 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Deputeti gjerman reagon për protestat në Tiranë: Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit

Deputi gjerman i CDU-së, Knut Abraham ka bërë një reagim lidhur me protestat studentore që po zhvillohen prej më shumë se një javë në Tiranë.

Në postimin e tij në platfomën “X”, Abraham shkruan se i ka ndjekur me shqetësim protestat në Tiranë.

Reklamë

Ai shton se qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës.

Sipas tij këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar të respektojë.

“I kam ndjekur me shqetësim të thellë protestat në Tiranë. Qytetarët kërkojnë t’i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar të respektojë”, thuhet në reagimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.