Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministrisë me një zë të vetëm atë të dorëheqjes së Edi Ramës, në ditën e 8 të revoltës studentore.
Pas zhvendosjes nga sheshi, protestuesit janë drejtuar për te Ministria e Arsimit, aty ku ka nisur dhe përplasja. Protestuesit me maska kanë hedhur gurë në drejtim të Ministrisë, ndërsa disa prej tyre janë futur dhe në ambientet e brendshme.
Policia iu përgjigj me ujë me presion dhe spraj me piper. Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit, një pjesë e bizneseve nuk ishin hapur, ndërsa disa të tjerë kishin vendosur që sot “ta bënin punën”. Por pas nisjes së përplasjes, ata kanë nisur menjëherë të mbyllin qepenat.












