Të enjten mblidhet Kuvendi, urdhër nga kryeparlamentari Peleshi! PD interpelancë me ministrin Demo

20 Tetor 2026 | 15:45

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi këtë të martë ka urdhëruar që të enjten e 22 tetorit të mbahet seanca plenare në Kuvend. Sipas njoftimit, seanca plenare do të nisë në orën 10:00 ku pritet të zhvillohen disa interpelanca.

Një interpelancë urgjente me ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo është kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Dy interpelanca janë kërkuar me ministrin Enea Karakaçi. Ato janë kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi.

Ministri i Financave, Petrit Malaj pritet të këtë interpelancë, të kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. Pas interpelancave, një tjetër pikë e rëndësishme është projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit para Ministrisë së Arsimit

Situata para Ministrisë së Arsimit është e tensionuar. Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur ujin me presion dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën...
15:28 | 20/10/2026

Gjykata e Lartë njofton shtyrjen e seancave gjyqësore, janë dëmtuar dosje! Shkak protestat në Tiranë

Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore, me përjashtim të çështjeve urgjente, pas dëmeve materiale dhe dëmtimit të dosjeve gjyqësore nga zjarri i...
15:07 | 20/10/2026

“Dialog pa kushte”, Bylykbashi: Rama e ka bërë ftesën për studentë që në fillim. Nuk duhet të penalizohet integrimi në BE

Deputetja e Partisë Socialiste Aulona Bylykbashi tha në një intervistë për Euroneës Albania se gjuha e dialogut është mënyra e duhur për të folur në...
14:54 | 20/10/2026