Rama “tërbohet” me deputetët: Jeni fshehur, çfarë po bëni këto ditë?
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputetët socialistë për mungesën e reagimeve publike gjatë protestave që kanë përfshirë kryeqytetin, duke e ngritur këtë shqetësim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Gjatë diskutimeve, kreu i qeverisë u ka kërkuar deputetëve të jenë më të pranishëm në komunikimin me qytetarët, pasi heshtja e tyre po ushqen perceptimin se po shmangin përballjen me situatën e krijuar.
Rama ka vënë në dukje se qytetarët presin që përfaqësuesit e tyre të flasin dhe të mbajnë qëndrim, veçanërisht në një moment kur protestat kanë shtuar presionin ndaj qeverisë.
Pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u ndal te mundësia e hapjes së një dialogu me studentët protestues.
Ai theksoi se kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen dhe se qeveria është e gatshme të krijojë hapësirën e nevojshme për një përballje me ta përmes bisedimeve.
Sipas Ballës, ky është momenti që palët të ulen në tryezë dhe të diskutojnë shqetësimet e studentëve, të cilët, sipas tij, meritojnë të dëgjohen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



