Forca të shumta policie kanë hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj të rinjve që vijojnë protestën në Tiranë, duke e përshkallëzuar situatën te Rruga e Durrësit.
Efektivët i ndjekin protestuesit këmba-këmbës, edhe kur ata përpiqen të strehohen në cepa të rrugës për t’i shpëtuar ujit dhe gazit.
Përballë ndjekjes së vazhdueshme nga forcat e shumta të policisë, protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime, nga Sheshi Skënderbej deri te Rruga e Dibrës.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa efektivët vijojnë t’i ndjekin të rinjtë me autobotë uji dhe gaz lotsjellës, duke i detyruar të largohen nga zonat ku po qëndronin dhe po i zhvendosin drejt kryeministrisë.
© SYRI.net
Protestat/ OSBE: Jemi të shqetësuar! Policia duhet të shmangë përdorimin e paligjshëm të forcës ndaj protestuesve
‘Junta policore kundër rinisë’/ Këlliçi denoncon Skënder Hitajn: Udhëzoi me gojë drejtuesin e RENEA-s
Deputeti gjerman i CDU-së mbështet studentët: Shqiptarët me vlera europiane, kërkojnë fundin e korrupsionit