AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Banorët e Kelmendit dhe organizatat mjedisore padi HEC-eve në lumin e Cemit

Pesë banorë të Kelmendit dhe dy organizata mjedisore kanë paditur pesë institucione shtetërore, duke kërkuar pezullimin e punimeve për katër hidrocentrale në lumin e Vuklit, brenda dhe pranë Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

BIRNBIRNngaBIRN
59 seconds më parë
në Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
stop hecet (c) qendra lumi
Foto kortezi nga qendra Lumi

Pesë banorë të fshatrave Vukël dhe Kozhnjë në Kelmend, së bashku me dy organizata mjedisore, iu drejtuan të hënën Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, duke kërkuar ndalimin e ndërtimit të katër hidrocentraleve në lumin e Vuklit, një degë e lumit të Cemit, në një zonë me vlera të larta natyrore në Alpet e Shqipërisë.

“Po i drejtohemi gjykatës sepse në rrezik janë shtëpitë tona, tokat tona bujqësore dhe uji ynë i pastër”, deklaroi Niko Gjelaj, një prej banorëve paditës nga Vukli.

“Lumi i Vuklit është damari i jetës së luginës sonë dhe pjesë thelbësore e trashëgimisë sonë natyrore dhe nuk do të lejojmë që ai të shkatërrohet”, shtoi ai.

Padia, e depozituar më 19 tetor nga Qendra LUMI dhe shoqata “Well-Point”, kërkon pezullimin e menjëhershëm të punimeve deri në përfundimin e procesit gjyqësor, si dhe konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës koncesionare, akteve mjedisore dhe lejeve për shfrytëzimin e burimeve ujore.

Besjana Guri, drejtuese e Qendrës LUMI, i bëri thirrje Gjykatës Administrative të ndërhyjë përpara se punimet të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.

“Kjo padi është një hap kritik në mbrojtjen e rrjedhës së sipërme të pellgut të Cemit”, deklaroi Guri, duke kërkuar pezullimin e punimeve dhe shpalljen e pavlefshme të koncesioneve që organizata i konsideron të paligjshme.

Në qendër të mosmarrëveshjes është projekti koncesionar “Ura e Tamarës”, i miratuar fillimisht në vitin 2019, që parashikon ndërtimin e tre hidrocentraleve përgjatë të njëjtit lumë: Kozhnjë 1, me kapacitet 1.9 MW, Kozhnjë 2, me kapacitet 1 MW, dhe Tamara, me kapacitet rreth 12.1 MW.

Padia kundërshton gjithashtu autorizimin dhe lejen për përdorimin e ujit për hidrocentralin ekzistues të Vuklit, të dhëna përkatësisht në vitet 2010 dhe 2013.

Sipas kërkesëpadisë, punimet kanë filluar në terren, por banorët dhe organizatat mjedisore nuk kanë arritur të sigurojnë informacion të plotë nga institucionet përgjegjëse mbi natyrën e tyre dhe lejet përkatëse.

“Nuk jemi të qartë nëse punimet në zonë po bëhen për rikonstruksion të HEC Vukël si hidrocentral ekzistues, apo për ndërtimin e tre hidrocentraleve të reja”, thuhet në kërkesëpadi.

punimet pèer hecin ne vukelpunimet pèer hecin ne vukel
Punimet për HEC-in në Vukël : Foto kortezi nga Qendra Lumi

Paditësit pretendojnë se në kantier mungon tabela e detyrueshme informuese, ndërsa kërkesat për dokumentacionin e projekteve kanë mbetur kryesisht pa përgjigje.

Padia është ngritur kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkisë Malësi e Madhe.

Kompanitë “Tamara Hydro Energy”, përfituese e koncesionit të vitit 2019, dhe “WTS Energji”, e cila zotëron autorizimet për HEC-in e Vuklit, janë përfshirë në proces si persona të tretë.

Sipas dokumenteve të cituara në padi, koncesioni për projektin “Ura e Tamarës” iu dha fillimisht kompanisë “Albavia”, e cila u shpall ofertuesja fituese. Në janar 2019 u krijua shoqëria me qëllim të posaçëm “Tamara Hydro Energy”, e cila nënshkroi kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kontrata u ndryshua në shkurt 2025, duke shtyrë afatet për sigurimin e lejeve të nevojshme.

Një ndër argumentet kryesore të paditësve lidhet me mungesën e konsultimit efektiv me komunitetin përpara vendimmarrjes mbi projektin.

Ato pretendojnë gjithashtu se vlerësimi i ndikimit në mjedis nuk ka analizuar në mënyrë të mjaftueshme efektet e kombinuara të tre hidrocentraleve mbi rrjedhën e lumit, biodiversitetin dhe furnizimin me ujë të komuniteteve vendase.

Një tjetër argument i padisë lidhet me statusin e mbrojtur të territorit. Lumi i Vuklit buron në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, të shpallur në vitin 2022, me një sipërfaqe prej rreth 82,800 hektarësh.

Sipas organizatave mjedisore, ndërtimi i hidrocentraleve brenda dhe pranë kufijve të parkut kërcënon një prej degëve të fundit relativisht të paprekura të sistemit lumor të Cemit, si dhe habitatet e troftës së mermertë, një specie e rrezikuar.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se ndërhyrjet në shtratin e lumit mund të cenojnë furnizimin me ujë, vaditjen e tokave bujqësore dhe pronat e banorëve përgjatë brigjeve.

Lumi i Cemit është pjesë e një pellgu ujëmbledhës ndërkufitar që shtrihet nga Alpet shqiptare drejt Malit të Zi, ku ujërat e tij derdhen në lumin Moraça dhe më pas në Liqenin e Shkodrës.

Në kërkesëpadi ngrihen gjithashtu pikëpyetje edhe mbi konsultimet ndërkufitare për ndikimet e mundshme të projekteve, për të cilat paditësit thonë se nuk kanë marrë informacion nga autoritetet shqiptare.

Përmes masës së sigurimit të padisë, banorët dhe organizatat synojnë të ndalojnë çdo ndërhyrje të mëtejshme në lumë, ndërsa gjykata shqyrton ligjshmërinë e kontratës koncesionare dhe të akteve administrative.

stop hecet (c) qendra lumi

Banorët e Kelmendit dhe organizatat mjedisore padi HEC-eve në lumin e Cemit

15:51 | 20/10/2026
ndicozf 2026092314560411

Zjarri gjatë protestës dëmtoi dosjet, Gjykata e Lartë pezullon seancat

15:05 | 20/10/2026
balluku spak

SPAK i komunikon Ballukut akuzat përfundimtare për pesë vepra penale, përfshirë korrupsionin dhe pastrimin e parave

14:28 | 20/10/2026
whatsapp image 2026 10 20 at 12.18.36 pm

Pedagogë, shkrimtarë e prindër u bashkohen studentëve në protestë

12:20 | 20/10/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Rama paralajmëron masa represive penale dhe administrative ndaj protestuesve

11:39 | 20/10/2026
Negociatat me Shqipërinë, BE: Lufta kundër korrupsionit ende e pamjaftueshme

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

07:41 | 20/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.