Protestuesit dhe policia në paqe, të rinjtë ia marrin valles para Kryeministrisë (VIDEO)

20 Tetor 2026 | 16:17

Kur ora shënon 16:00 dhe protesta në Tiranë është në ditën e tetë të saj, pranë Kryeministrisë situata paraqitet e qetë. Ndryshe nga ditët e tjera, protestuesit nuk po sulmojnë forcat e policisë, ndërsa efektivët nuk po ndërhyjnë ndaj tyre. Për momentin, duket se është vendosur një qetësi e përkohshme.

Disa prej të rinjve që janë bërë viralë gjatë këtyre ditëve të protestës, për pak minuta kanë zgjedhur të kërcejnë valle pranë Kryeministrisë.

Po ashtu, të rinjtë po bëjnë pompa përpara autobotit të ujit të policisë, të vendosur në oborrin e Kryeministrisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studentët e Universitetit të Korçës do të vijojnë bojkotimin e mësimit, paralajmërojnë protestë

Studentët e Universitetit të Korçës kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë, në shenjë solidariteti me bashkëmoshatarët e tyre dhe kundër dhunës. Sipas vendimit...
16:07 | 20/10/2026

ODIHR për protestat në Shqipëri: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen paqes

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën gjatë protestave të zhvilluara në Shqipëri,...
15:53 | 20/10/2026

Protestuesit shkulin stacionin e urbanit pranë Kryeministrisë

Protesta në kryeqytet po vijon me tensione, ndërsa protestuesit janë pozicionuar në bulevardin kryesor para Kryeministrisë. Një grup protestuesish ka shkulur strukturën e stacionit të...
15:52 | 20/10/2026