Aktualitet

Protestuesit dhe policia në paqe, të rinjtë ia marrin valles para Kryeministrisë

Kur ora shënon 16:00 dhe protesta në Tiranë është në ditën e tetë të saj, pranë Kryeministrisë situata paraqitet e qetë. Ndryshe nga ditët e tjera, protestuesit nuk po sulmojnë forcat e policisë, ndërsa efektivët nuk po ndërhyjnë ndaj tyre. Për momentin, duket se është vendosur një qetësi e përkohshme.

Disa prej të rinjve që janë bërë viralë gjatë këtyre ditëve të protestës, për pak minuta kanë zgjedhur të kërcejnë valle pranë Kryeministrisë.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.