• Kontakt
Tuesday, October 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK 15 akuza për Ballukun në kulmin e protestës, a mori Edi Rama “mesazh lamtumire” nga amerikanët

16:36 : 20/10/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Posaçme njoftoi këtë të mërkurë se mori të pandehur ish-zv.kryeministren, Belinda Balluku, për disa akuza të rënda, përfshirë korrupsion, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera dhe fshehje pasurie.

Procedurialisht, gjithçka është brenda afateve. Por, koha kur ndodh ky zhvillim, pikërisht në kulmin e protestave masive studentore kundër kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht protektori politik kryesor i Ballukut, ka një domethënie shumë të rëndësishme.

Protestuesit, të rinjtë dhe qytetarët, në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, janë ngritur kundër korruopsionit masiv të qeverisë.

Lexo edhe:

Ambasadorët e SHBA, BE e Gjermanisë takim me Begajn, të pranishëm Topi e Meidani/ Çfarë u diskutua

Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë: Te Kryeministria, në orën 10:00

Simboli kryesor i këtij zhvillimi kriminal, padyshim shihet Belinda Balluku. Jo sepse është zyrtarja e vetme e lartë e marrë nën akuzë për abuzim me detyrën. Por, më shumë, për faktin se Edi Rama ka vendosur të gjithë maxhorancën e tij në rresht për të mbrojtur ish-numrin dy të tij nga arrestimi.

Dhe, pikërisht, në kulmin e protestës qytetare kundër korrupsionit qeveritar, vjen një zhvillim i tillë nga SPAK-u. Në fakt, nuk është zhvillim aq i papritur. Prej ditësh flitej se Prokuroria e Posaçme do të bënte një lëvizje kundër Ballukut. Për një pjesë të komentatorëve, një sipërmarrje e tillë nga SPAK-u mund të shihej si një “koncesion” i Edi Ramës ndaj protestuesve, për të shpëtuar karrigen e tij.

Por, një variant i tillë mbetet, gjithësesi i dobët, përballë një tjetër alternative-marrja e të pandehur e Ballukut, për më tepër me akuza shumë të rënda, mund të shërbejë si një impuls shtesë në kauzën e protestuesve studentorë ndaj qeverisë së Edi Ramës.

E, duke ndjekur logjikën e “nxitjes” së protestës, atëherë mund të aludohet se vetëm një forcë “madhore” mund ta vendosë SPAK-un në këtë trase lëvizjeje-faktori ndërkombëtar.

Nën këtë optikë, mund të shihen disa lëvizje të partnerëve të huaj gjatë këtyre ditëve të nxehta në kryeqytetin shqiptar. Më së pari, kryeministri Edi Rama nuk zhvilloi një takim me kancelarin austriak, Christian Stocker, të planifikuar për të hënën e kësaj jave.

Në informacion e shpërndarë në median austriake, takimi “u anulua me kërkesë të qeverisë shqiptare”. Ndërkohë, kabineti i Edi Ramës nuk ka dhënë asnjë lloj njoftimi për këtë anulim dhe, natyrisht, mund të aludohet se, në fakt, takimi nuk është zhvilluar me kërkesën e palës austriake.

Por, ajo që është më e rëndësishme në “rrafshin e partnerëve ndërkombëtarë”, është mbërritja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Ëendt. Për një rastësi thuajse perfekte, revolta studentore në Shqipëri mori një përmasë të fortë pikërisht pas mbërritjes së titullarit të ri të Ambasadës.

Nga ana tjetër, Ambasada Amerikane në Tiranë, përgjatë këtyre ditëve, në përgjithësi është kujdesur të shpërndajë mesazhe drejtuar qytetarëve të saj në Shqipëri, për sigurinë e tyre gjatë protestave. Të dielën e kësaj jave, Ambasada Amerikane shpërndau në rrjetet sociale një mesazh me natyrë të përgjithshme, ku bëhej thirrje për “shmangien e dhunës” në protestat në Tiranë, pa ndonjë peshë specifike të caktuar.

Protestat e forta, sidomos në vende si Shqipëria, kërkojnë interlokutorë politikë. Ambasada Amerikane, me shumë mundësi, nuk ka gjetur ose të paktën ka zgjedhur të mos identifikojë asnjë të tillë nga radhët e opozitës. Alternativa e vetme, ose të paktën më e besueshme, ka mbetur SPAK-u.

Prokuroria e Posaçme është një “produkt” ndërkombëtar, sidomos amerikan. Vendimmarrjet e forta të kësaj strukture hetimore, ndoshta edhe për “traditë”, janë pjesë e diskutimeve paraprake me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane.

Ndaj, edhe marrja e pandehur e Belinda Ballukut dhe rëndimi i akuzave ndaj saj, pikërisht në kulmin e protestave studentore në Tiranë, nuk mund të shihen si të “pavarura” nga ndikimi amerikan.

Duke ndjekur këtë vijë logjike, mbërrihet në një pyetje të natyrshme-për cilën arsye Ambasada Amerikane, nëpërmjet SPAK-ut, mund të nxis vrullin e protestës studentore? Dhe, pyetja më pas-a është ky sinjali për Edi Ramës se vaji i kandilit të pushtetit të tij ka mbërritur në pikën e fundit?

Për momentin, kryeministri Edi Rama është shfaqur publikisht i fortë, duke thirrur nën pushtetin e tij forcën e policisë për të mbajtur nën kontroll protestuesit e revoltuar me qeverisjen e tij. Megjithatë, sinjali që i erdhi nga SPAK-u (dhe ato forca që lëvizin fijet aty) me rëndimin e pozitave penale ndaj Belinda Ballukut, më së pari do të duhet të lexohet siç duhet nga Edi Rama. Mënyra se si do ta lexojë, do të caktojë edhe fatin e tij personal, pasi fati politik, mesa duket, është vendosur tashmë.

Etiketa: belinda ballukudoreheqjeEdi RamaSHBAspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ambasadorët e SHBA, BE e Gjermanisë takim me Begajn, të pranishëm Topi e Meidani/ Çfarë u diskutua

16:18 : 20/10/2026
AKTUALITET

Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë: Te Kryeministria, në orën 10:00

15:40 : 20/10/2026
AKTUALITET

‘Ska dialog me narkoshtetin‘/ Protesta rikthehet me gurë dhe ujë, mbyllen bizneset te Rruga e Durrësit

14:50 : 20/10/2026
AKTUALITET

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:13 : 20/10/2026
AKTUALITET

Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun

13:45 : 20/10/2026
AKTUALITET

I kërkoi Ramës zgjidhje politike dhe të hapë rrugën, Spiropali nuk shkon në mbledhjen e Grupit Socialist

13:27 : 20/10/2026

TË GJITHA

SPAK 15 akuza për Ballukun në kulmin e protestës, a mori Edi Rama “mesazh lamtumire” nga amerikanët

16:36 : 20/10/2026

Kuvendi mblidhet të enjten, zbardhet rendi i ditës. Një javë më parë u anulua nga frika e protestës

16:24 : 20/10/2026

Ambasadorët e SHBA, BE e Gjermanisë takim me Begajn, të pranishëm Topi e Meidani/ Çfarë u diskutua

16:18 : 20/10/2026

Studentët e Universitetit të Korçës do të vijojnë bojkotimin, paralajmërojnë protestë

16:14 : 20/10/2026

Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud

16:08 : 20/10/2026

Të rinjtë sfidojnë sulmin me gaz e ujë me presion të policisë, vendosen pranë Kryeministrisë

15:58 : 20/10/2026

ODIHR: Policia të shmanë përdorimin e paligjshëm të forcës ndaj protestuesve

15:56 : 20/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com