Deputeti gjerman i CDU-së, Knut Abraham, njëkohësisht nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kryetar i delegacionit gjerman në KiE, ka reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për situatën dhe duke vënë në dukje kërkesat e qytetarëve shqiptarë për luftën kundër korrupsionit dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës.
“ I kam ndjekur protestat në Tiranë me shqetësim të thellë. Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit, favoreve politike dhe lidhjeve midis krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar të mbështesë. ”, shkruan Abraham.
Knut Abraham është deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman dhe anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme, ku mbulon si raportues çështje që lidhen me Evropën Qendrore dhe Lindore, Evropën Veriore dhe Arktikun.a.b





