Juxhin Xhaja kthehet këtë javë të drejtojë në Europë, teksa është caktuar nga UEFA përsëri të jetë në një ndeshje të Ligës së Konferencës.
Gjyqtari i Superiores do të drejtojë në Danimarkë ndeshjen mes Midtjylland, skuadrës e cila pak ditë më parë barazoi me Egnatian, me St. Truidense të Belgjikës.
Asistentë të tij janë Arbër Zalla dhe Mario Shazivari, ndërsa Ena Jorgji është caktuar gjyqtar i katërt. Në VAR, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me gjyqtarë shqiptarë, është caktuar italiani Daniele Doveri, ndërsa Olsion Yzeiraj është caktuar në AVAR.
© SYRI.net
Chivu, për kritikat: Duket sikur vetëm Interi e ka detyrim të fitojë, të tjerët jo
Nelson Hysa paralajmëron suksesin e madh: Koha ime po vjen, dua ta sjell titullin e botës në Shqipëri!
Dembélé dhe Yamal, sfidë benda sfidës mes pretendentëve për Topin e ArtëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: