Protestat e ditëve të fundit në Tiranë, gjykata liron 13 të arrestuarit
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 13 personave të arrestuar në kuadër të protestave të ditëve të fundit në kryeqytet, duke caktuar masa më të lehta sigurie ndaj tyre.
Vendimi është marrë këtë të martë, më 20 tetor, në vijim të shqyrtimit të çështjeve që lidhen me ndalimet pas tubimeve të zhvilluara në Tiranë, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe dëmtime të pronës publike e private.
Për 12 prej të hetuarve është caktuar masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori, ndërsa për njërin prej tyre gjykata ka vendosur edhe ndalimin e afrimit pranë institucioneve publike dhe pjesëmarrjes në tubime, pa autorizimin paraprak të gjykatës.
Prokuroria kishte kërkuar arrest në shtëpi për dy persona, me inicialet G.P. dhe R.H. Megjithatë, gjykata vendosi masa më të lehta: detyrim paraqitjeje për G.P. dhe detyrim paraqitjeje, të shoqëruar me kufizime të posaçme, për R.H.
Të 13 personat dyshohen për kundërshtim të punonjësve të Policisë së rendit publik dhe shkatërrim të pronës. Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, por ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.
Vendimi vjen në një moment kur protestat e nisura më 13 tetor kanë vijuar për disa ditë në Tiranë, me pjesëmarrjen e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve, të cilët kanë ngritur shqetësime për arsimin, kostot e studimit dhe situatën politike në vend.
Protestuesit dhe policia në paqe, të rinjtë ia marrin valles para Kryeministrisë (VIDEO)
Studentët e Universitetit të Korçës do të vijojnë bojkotimin e mësimit, paralajmërojnë protestë
ODIHR për protestat në Shqipëri: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen paqes
- 16:41 UEFA i jep FIFA-s një afat deri më 2 nëntor për të publikuar dokumentet lidhur me planin e Infantino-s
- 16:37 AAK reagon për protestat në Shqipëri: Të mos lejohet përkeqësimi i situatës
- 16:29 Trump nga Kansas: Nuk planifikoj të dëmtoj prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier
- 16:28 Begaj takohet me ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe disa ambasadorë të vendeve të BE, zbulohet arsyeja e takimeve
- 16:17 Protestuesit dhe policia në paqe, të rinjtë ia marrin valles para Kryeministrisë (VIDEO)
- 16:07 Studentët e Universitetit të Korçës do të vijojnë bojkotimin e mësimit, paralajmërojnë protestë