Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat në Shqipëri, duke shprehur solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe duke bërë thirrje për qëndrueshmëri dhe maturi.
Por përveç kësaj, ai nuk ka thënë ndonjë gjë të ndritur. Haradinaj si duket po sillet si servil i Ramës duke mos komentuar as dhunën policore e as kërkesën për dorëheqje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, AAK ka shpërndarë një mesazh të kryetarit të saj, Ramush Haradinaj, të publikuar në RTV Dukagjini, ku theksohet nevoja që Kosova të mbështesë Shqipërinë, ndërsa situata të mos përshkallëzohet më tej.
“Me sy e zemër jemi me Shqipërinë, sot e gjithmonë!”, thuhet në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në mesazhin e publikuar krahas fotografisë së Haradinajt, bëhet thirrje për ndihmë ndaj Shqipërisë përmes qëndrimit të matur, si dhe për shmangien e një përkeqësimi të mëtejshëm të situatës.
“Një lutje për të gjithë ne në Kosovë, ta ndihmojmë Shqipërinë me qëndrime të matura. Dhe një lutje për të gjithë ata në Shqipëri, të mos lejojnë situatën të përkeqësohet edhe më shumë”, thuhet në mesazh.
Por kush duhet të ketë qëndrim të matur? A mos ndoshta Haradinaj duhet të thotë që “Rama të japë dorëheqjen”, apo i frikësohet diktatorit nëse nuk ikën?!














