Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Defekti në “Google Cloud” shkakton probleme në shërbimet bankare në Evropë

    NYT: Trump i kërkon Zelenskyt lëshime territoriale për arritjen e paqes me Rusinë

    Protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve, mes tyre edhe Argita dhe Jamarbër Malltezi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Defekti në “Google Cloud” shkakton probleme në shërbimet bankare në Evropë
    Botë

    Defekti në “Google Cloud” shkakton probleme në shërbimet bankare në Evropë

    October 20, 2026

    Një defekt në infrastrukturën e “Google Cloud” në Britaninë e Madhe ka shkaktuar probleme teknike në disa vende të Evropës, duke prekur shërbimet bankare dhe një sërë platformash online.

    Sipas raportimeve, problemi u shfaq në infrastrukturën teknologjike të kompanisë në rajonin e Londrës, me pasoja edhe përtej kufijve britanikë.

    Ndër shërbimet e prekura ishin pagesat digjitale dhe qasja në llogaritë bankare, përfshirë shërbimet e bankave digjitale “Revolut” dhe ING. Përdorues në disa vende evropiane raportuan vështirësi në hyrjen në aplikacionet bankare dhe në kryerjen e transaksioneve.

    Problemet nuk u kufizuan vetëm te sektori bankar, pasi ndërprerja ndikoi edhe në funksionimin e faqeve të internetit dhe aplikacioneve të bizneseve që mbështeten në infrastrukturën kompjuterike të “Google Cloud”.

    Kompania konfirmoi problematikën përmes faqes zyrtare të statusit të shërbimeve, duke bërë të ditur se ekipet teknike po punonin për rikthimin e funksionimit normal.

    Ndërkohë, “Google” vijonte të analizonte shkallën e ndikimit të ndërprerjes në nivel ndërkombëtar, si dhe shkakun e defektit të evidentuar në infrastrukturën e saj në Londër.

    Google
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Defekti në “Google Cloud” shkakton probleme në shërbimet bankare në Evropë

    October 20, 2026

    NYT: Trump i kërkon Zelenskyt lëshime territoriale për arritjen e paqes me Rusinë

    October 20, 2026

    Protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve, mes tyre edhe Argita dhe Jamarbër Malltezi

    October 20, 2026

    Sekuestrohen 16 080 euro të padeklaruara në një kamion në tragetin Durrës-Bari

    October 20, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.