Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro

20 Tetor 2026 | 17:27

Hajdutët shënjestruan pallatin historik të Venaria Reale, në periferi të Torinos në Itali. Ata vodhën 26 ora të shekullit të 18-të, me një vlerë totale prej rreth 150,000 eurosh. Autorët e krimit arritën t’i merrnin sendet pavarësisht masave të shtuara të sigurisë, alarmeve dhe pranisë së rojeve të armatosura.

Orët, të prodhimit anglez dhe francez, ishin të punuara nga ari dhe smalti dhe mbaheshin në një vitrinë të veçantë në Sallën e Audiencës së Dukës së Savojës.

Sipas informacioneve, thuhet se në vjedhje kanë marrë pjesë të paktën tre persona, të cilët hynë me forcë në pallat pak pas orës 2 të mëngjesit, me fytyrat e mbuluara.

Veprimet e tyre besohet se janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së kompleksit. Pamjet filmike po shqyrtohen nga hetuesit, të cilët po përpiqen të hedhin dritë mbi lëvizjet e autorëve dhe të përcaktojnë se si është kryer vjedhja.

Autoritetet po hetojnë se si autorët e krimit fituan akses në brendësi të pallatit dhe nëse ata e dinin paraprakisht planimetrinë e dhomave dhe funksionimin e sistemeve të sigurisë.

26 orët ishin pjesë e një koleksioni që kishte rënë në zotërim të Familjes Mbretërore të Savojës në vitin 2012, pas një donacioni nga trashëgimtarët e Giorgio Acorneros. Koleksioni përfshinte gjithashtu 24 kuti historike duhani, të cilat nuk u hoqën gjatë vjedhjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

Princi Harry ka thënë se shpreson të pajtohet me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes së tij, me të cilët pati një sherr kur...
17:14 | 20/10/2026

Parlamenti rumun konfirmon kryeministrin e ri pas muajsh bllokimi

Luca Niculescu u konfirmua si kryeministër i Rumanisë nga parlamenti të martën, duke i dhënë fund gati gjashtë muajsh bllokimi politik që ushtroi presion mbi...
16:58 | 20/10/2026

Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Egjipt, ku një...
16:51 | 20/10/2026