Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit dhe kulturës në vend.
Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka reaguar me tone të ashpra dhe e revoltuar ndaj ndërhyrjeve të dhunshme të policisë dhe shtypjes së protestuesve në rrugët e kryeqytetit.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, artistja e shquar ka dënuar sjelljen e pushtetit ndaj nënave, grave dhe studentëve, duke u rreshtuar hapur krah lëvizjes qytetare, dhe duke kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë.
Reagimi:
“O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht.
Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg!
Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI!
Me protestën!”, shkroi ajo.

© SYRI.net
‘Kryeministri më i korruptuar në Europë’, Këlliçi: Pse Rama s’e sheh këtë plagë në fytyrën e pedagogut?
Ditmir Bushati: Rama s’do arrijë dot të përçajë rininë, Partia Socialiste duhet të ngrihet…
Berisha thirrje shqiptarëve: Mos i lini vetëm studentët, ata po luftojnë për të gjithë ne! Nesër në orën 10:00 të gjithë para universitetit