Lajmi i fundit

LIVE/ Nuk ndalet protesta studentore te kryeministria, mijëra kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Fier/ Edukatorja e kopshtit shtetëror rreh 4 vjeçarin, dhunohet nga mamaja e fëmijës

Fier/ Edukatorja e kopshtit shtetëror rreh 4 vjeçarin, dhunohet nga mamaja e fëmijës

17:03, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt që lidhet me keqtrajtimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht shtetëror.

Sipas njoftimit të policisë, një 44-vjeçare, e cila punon si edukatore në kopsht, dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e një 29-vjeçareje, të dyja banuese në Fier.

Nga ana tjetër, 29-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.

Për rastin, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht të dyja shtetaset.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier, pasi 44-vjeçarja, edukatore në një kopsht shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores" informoi policia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco