• Kontakt
Tuesday, October 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-ministri socialist: PS të dallojë atë që i përket një momenti politik nga ajo që i detyrohet Shqipërisë

17:36 : 20/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ish-ministri i Jashtëm socialist, Ditmir Bushati, ka mbështetur protestat e të rinjve dhe kërkesat e studentëve, duke dënuar njëkohësisht dhunën dhe brutalitetin e policisë, të urdhëruar së fundmi edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bushati thekson se të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, pa korrupsion, krim të organizuar dhe abuzim me pushtetin, ndërsa i bën thirrje Partisë Socialiste të reagojë ndaj kërkesave të tyre.

“Si prind jam me të rinjtë që kërkojnë një jetë me dinjitet në atdheun e tyre.

Si njeri i botës universitare mbështes plotësisht kërkesat e studentëve. E ardhmja do të përcaktohet nga aspirata, revolta dhe energjia e një brezi që nuk pranon të pajtohet me atë çka u ofrohet si normalitet.

Lexo edhe:

‘Kufiri’ i Shqipërisë së re/ Ditmir Bushati: Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së për shkrirjen e bashkive

Konsullatë e Serbisë në Shkodër? Ditmir Bushati i revoltuar: S’kanë hequr dorë nga praktikat asimiluese

Si qytetar jam kundër akteve të dhunës dhe kundër brutalitetit të policisë.

Kur Shqipëria është gjendur përpara një kthese të madhe, të rinjtë kanë ditur ti paraprijnë ndryshimit. E bënë këtë në vitin 1990.
U përpoqën në vitin 1996. Por kërkesat e tyre u shpërfillën, çka paralajmëroi tmerrin e vitit 1997.

Prej muajsh rinia shqiptare është rikthyer në sheshe duke shpalosur një pasion që rreh veç në gjokset e këtij brezi. Nuk është gjithmonë i shprehur qartë, e rrallëherë është i disiplinuar.

Rinia kërkon një Shqipëri të re, sepse refuzon normalizimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në jetën publike; personalizimin e tejskajshëm të pushtetit që e trajton atdheun si plaçkë; modelin e kapitalizmit grabitqar që prodhon kosto të papërballueshme jetese, braktisje të vendit dhe polarizim shoqëror.

Injorimi i kërkesave të të rinjve dhe strategjia e përçarjes mes flamingove dhe sorrave dështoi. Nuk do të funksionojë përpjekja për ti ndarë të rinjtë në të mirë e të këqinj. As gjuha kërcënuese ndaj tyre, prindërve dhe medias. Shkopat e gomës, gazi lotsjellës, uji i hedhur me presion, apo motivimi financiar i policëve nuk e shuan dot revoltën e një brezi që di për shumë skandale dhe jeton mes vështirësive të panumërta. Aq më pak kërkimi i fajtorëve te ‘forcat e huaja’ në një shoqëri europiane, thellësisht pro-amerikane.

Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re. Tani është detyrë e mësuesve, prindërve, sipërmarrësve, punëtorëve, akademikëve, dhe po, para së gjithash, e Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë që e thërret koha. Partia Socialiste duhet të dallojë atë që i përket një momenti politik nga ajo që i detyrohet Shqipërisë.”- thotë Ditmir Bushati.

Etiketa: Ditmir Bushati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Kufiri’ i Shqipërisë së re/ Ditmir Bushati: Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së për shkrirjen e bashkive

11:03 : 04/08/2026
AKTUALITET

Konsullatë e Serbisë në Shkodër? Ditmir Bushati i revoltuar: S’kanë hequr dorë nga praktikat asimiluese

11:59 : 30/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

18:53 : 12/07/2026
AKTUALITET

“Fryma e revoltës s’mund të shuhet”/ Bushati: Protestohet kundër arrogancës dhe aleancës qeveri-krim

12:24 : 06/07/2026
AKTUALITET

“Revolta e rrugës”, Bushati paralajmëron Ramën: Të mohosh zemërimin popullor ka kosto të lartë

16:20 : 04/07/2026
AKTUALITET

Ditmir Bushati kundër narrativës së Ramës: Protestat nuk janë algoritme, por revoltë qytetare

12:11 : 21/06/2026

TË GJITHA

Ish-ministri socialist: PS të dallojë atë që i përket një momenti politik nga ajo që i detyrohet Shqipërisë

17:36 : 20/10/2026

Edukatorja i keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar në Fier, nëna e re shkon dhe e rreh

17:31 : 20/10/2026

NLB shqyrton hyrjen në Shqipëri, OTP Bank Albania përmendet si objektiv i mundshëm për blerje

17:13 : 20/10/2026

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:07 : 20/10/2026

“Mbi 1500 pedagogë firmosën peticionin në mbështetje të studentëve”, Hasimja: Nuk mund të rrimë duarkryq kur të rinjtë dhunohen

16:59 : 20/10/2026

Mesazhi absurd i Haradinajt për protestat në Shqipëri/ A thua se ka parë dajakun ndaj rinisë?!

16:45 : 20/10/2026

SPAK 15 akuza për Ballukun në kulmin e protestës, a mori Edi Rama “mesazh lamtumire” nga amerikanët

16:36 : 20/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com