Lajmi i fundit

LIVE/ Policia nis dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve në Tiranë

Rama nxjerr në terren makinat e ujit që mori nga Erdogani për të dhunuar protestuesit

18:12, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama ka vendosur  në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmorët e Kombit’.

Në orën 18:00 policia nisi hedhjen e ujit dhe gaz lotsjellësit për të boshatisur bulevardin që ishte mbushur nga mijëra të rinj dhe protestues dhe po mbanin protestë pasqësore.

E pasi boshatisi bulevardin policia po ndjek hap pas hapi protestuesit në rrugën e Elbasanit.

Një avion ushtarak turk zbriti dje në mesdite në Aeroportin e Rinasit. Nga ky avion u panë të zbresin dy autobotote me ujë që tashmë u vunë në përdorim për të shuar protestën disa ditore nga studentët dhe të rinjtë në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco