Policia e Edi Ramës ka nisur terror në rrugët e Tiranës, kundër qytetarëve.
Pas sulmit te kryeministria, ku hodhi gaz lotësjellës dhe ujë ndaj qytetarëve, makinat dhe furgonët e policisë kanë nisur të bëjnë terror nëpër rrugët e kryeqytetit.
Policia është futur edhe në sheshin ‘Skëndërbej’, në rrugën e Elbasanit, atë të të Dibrës duke dhunuar qytetarët.
Siç raportojnë gazetarët e SYRI-t, makinat e policisë me shpejtësi kanë rrezikuar të përplasin qytetarët.
Ndërsa nga ana tjetër, policët janë futur edhe në rrugicat e kryeqytetit duke ndjekur qytetarët nga pas.
© SYRI.net