Iriqi:- Nuk di si të të drejtohem, kryeministër apo ish-kryeministër?
Rama:- Edi Leshi, më thirr. Paradite ndjehem kryeministër, nga dreka squllem fare, bëhem si ai pas ereksionit.
Iriqi:- Dje kërkove dialog. Përse?
Rama:- Që të bëja monolog. Nuk duroj dot që kur jam unë të flasin të tjerë.
Iriqi:- Sëmundje kjo?
Rama:- E vjetër. Mbi 30 vite.
Iriqi:- Po pse nuk u mjekove?
Rama:- Sa herë shkoja për kurim, më thërrisnin për tubim. Qenë vite që i hipën sipër njëri-tjetrit. Vite të çmendura. Unë lëshoja fjalë të sëmura, siç ma thosh truri skiç. Turma i përkthente si të guximshme. Rashë në sy se isha dhe i gjatë e më mori para njerëzia.
Iriqi:- Po tani po të heq anash ama. Ç’do bësh?
Rama:- Do ruaj bythën. Këto ditë kam dhënë urdhër të flasin për sëmundjen time. Më mirë në spital se në burg.
Iriqi:- Në fakt veç dështime ke shënuar. Apo jo?
Rama:- Në planin e gjerë po, në planin personal kam fituar çdo ditë.
Iriqi:- U përhap një lajm që të jep azil Austria. Vërtet?
Rama:- Azil për një uikend. Kaq ma prenë.
Iriqi:- Po ndonjë shtet tjetër?
Rama:- Shteti i Fierit. Hajde, po të sigurojmë veç te hidrovori, më thanë. Në qytet harroje.
Iriqi:- Do u japësh 2.500 euro policëve?
Rama:- Do u jap Nikon. Leshin d.m.th. Ua thashë që t’i kisha si qen mbrojtës. Si thonë vlonjatët pas pyetjes, e mori motra provimin?
Iriqi:- Të vjen keq që po ikën i përbuzur?
Rama:- Jo, se dhe unë kam 30 vite që i përbuz shqiptarët. Por mbi kurriz do të më kenë.
Iriqi:- Si?
Rama:- Se në spital do të ha, do të pi, do të kurohem me lekët e këtyre që s’më duan. Nuk u ndahem, që ta dinë. Ta dinë mirë madje.
© SYRI.net
‘Prokurorë e gjyqtarë shihnin nga kulla si tërhiqeshin zvarrë adoleshentët’, Bushkolaj: Skandaloze heshtja e SPAK dhe Prokurorisë
Rama nxjerr në terren makinat e ujit që mori nga Erdogani për të dhunuar protestuesit
‘O milet, ta gëzojmë komunizmin’/ Protesta përmes pankartës: O besimtarë, të fala nga 1967!