Aktualitet

Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit

Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë.

Gjatë marshimit të protestuesve pasi u larguan nga sheshi, disa furgona dhe makina policie iu vunë në ndjekje.

Ndërkohë, më herët protestuesit hodhën gurë dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome.

“Paqja” mes protestuesve dhe policisë nuk ka zgjatur shumë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Pak para orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve të policisë dhe molotovë drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome.

Pas përgjigjes së policisë, tubuesit kanë nisur të shpërndahen.

 

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.