Tuesday / October 20 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Unioni Turistik: Shqetësimet e studentëve janë edhe tonat, qeveria të hapë dialogun me të rinjtë

Share Share Icon

Unioni Turistik Shqiptar u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të vendit të hapin një proces dialogu me studentët dhe të rinjtë që protestojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes sociale, sigurisë dhe vazhdimësisë së zhvillimit ekonomik.

Në një deklaratë publike, Unioni shpreh shqetësimin për tensionet e ditëve të fundit dhe përplasjet që kanë shoqëruar protestat, duke nënvizuar se e drejta për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë është një nga vlerat themelore të një shoqërie demokratike.

Organizata u bën thirrje pjesëmarrësve që të ruajnë karakterin paqësor të protestave dhe të shmangin veprimet që cenojnë sigurinë e qytetarëve apo dëmtojnë bizneset private. Sipas Unionit, një pjesë e madhe e këtyre bizneseve mbështet shqetësimet e të rinjve.

“Shqetësimet e studentëve janë dhe shqetësimet tona”, thuhet në deklaratë, ku theksohet se industria e turizmit ka nevojë për të rinj të kualifikuar, të cilët të mund të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, në vend që të detyrohen të emigrojnë.

Unioni vë në dukje se sektori i turizmit siguron të ardhura për dhjetëra mijëra familje dhe se investimet në këtë industri janë rezultat i angazhimit të sipërmarrësve dhe familjeve shqiptare. Në këtë kontekst, organizata thekson se mbrojtja e investimeve është një interes i përbashkët, përtej përkatësive politike.

“Duhet që bashkërisht të mbrojmë investimet, sepse këto nuk janë pronë e një qeverie apo force politike”, thuhet në deklaratë.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Unioni lidhet me ndikimin që zhvillimet e fundit mund të kenë në imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe në marrëdhëniet e industrisë turistike me operatorët e huaj. Sipas organizatës, pamjet e dhunës dhe të pasigurisë që transmetohen në mediat ndërkombëtare rrezikojnë të ndikojnë në besimin e turistëve dhe të partnerëve të huaj, të cilët e kanë vlerësuar vendin për mikpritjen dhe sigurinë.

Deklarata përmban gjithashtu një thirrje drejtuar institucioneve për të shmangur retorikën nxitëse dhe për të krijuar hapësirë për një zgjidhje të negociuar, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Unioni Turistik Shqiptar dënon çdo përdorim të pajustifikuar ose joproporcional të forcës nga strukturat policore ndaj protestuesve, duke theksuar se garantimi i rendit publik nuk duhet të cenojë integritetin fizik, dinjitetin dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Në përfundim, organizata u bën thirrje të gjitha palëve për përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje. Ajo vlerëson se qeveria duhet të hapë rrugën për dialog, ndërsa studentët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për të negociuar me institucionet.

“Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet me seriozitet dhe respekt nga institucionet shtetërore”, thekson Unioni, duke e lidhur dialogun me nevojën për të garantuar paqen sociale, sigurinë dhe vijimësinë e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

FSHZH lidh kontratën 1.1 milionë euro për parkimet publike në Ksamil dhe Fushë-Studen

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) njoftoi se ka lidhur kontratën me operatorin ekonomik “T & XH” për ndërtimin e hapësirave të reja të parkim...

5 hours më parë 2 Min Lexim

Euron nuk e rimëkëmb as pasiguria, zbret poshtë 91 lekëve

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një tjetër rënie të fortë ditore të martën duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 91 lekëve. Sipas kursit...

5 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!