Protesta në Tiranë, policia i largon nga bulevardi dhe sheshi, protestuesit vijojnë drejt Zogut të Zi

20 Tetor 2026 | 19:11

Policia shpërndau protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas edhe nga sheshi “Skënderbej”. Protestuesit janë larguar në drejtim të Bulevardit “Zogu i Parë”, duke vijuar më tej drejt Unazës së Madhe të Tiranës, nga ish-Stacioni i Trenit në drejtim të Zogut të Zi.

Gjatë rrugës, disa prej protestuesve u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave dhe i kanë zhvendosur ata në rrugë.

Ndërkohë, forcat e policisë u janë vënë pas protestuesve të cilët janë futur nëpër rrugicave mes pallateve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Automjetet e policisë futen në sheshin “Skëndërbej”, protestuesit marshim në rrugët e Tiranës

Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe hedhjes së fishekzjarreve e gazit lotsjellës, prania e forcave të rendit në qendër të Tiranës është shtuar ndjeshëm. Rreth 10...
19:11 | 20/10/2026

Protestuesit hedhin fishekzjarrë në sheshin “Skënderbej”, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë zhvendosur sërish në sheshin “Skënderbej”. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike në drejtim të forcave të...
18:55 | 20/10/2026

Rigrumbullohen protestuesit, thyejnë pllakat e sheshit “Skënderbej”! Policia hedh gaz lotsjellës

Protesta në kryeqytet ka shënuar sërish tensione, pasi grupe protestuesish janë rigrumbulluar në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”. Gjatë rigrumbullimit, protestuesit kanë thyer dhe...
18:41 | 20/10/2026