Lajmi i fundit

LIVE/ Policia, gaz, plumba e bomba zhurmuese ndaj studentëve dhe protestuesve në Tiranë

Buffon del në mbrojtje të Spallettit: Juventusi nuk mund të shkarkojë pesë trajnerë në katër vjet

Buffon del në mbrojtje të Spallettit: Juventusi nuk mund të shkarkojë pesë trajnerë në katër vjet

19:22, 20/10/2026

Gianluigi Buffon ka dalë në mbrojtje të Luciano Spallettit, duke theksuar se trajneri italian meriton kohë për ta rikthyer Juventusin në rrugën e duhur.

Legjenda e portës italiane beson se problemet e bardhezinjve nuk mund të zgjidhen duke fajësuar vetëm trajnerin.

Presioni ndaj Spallettit është rritur pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Lazios në shtëpi, që ka thelluar krizën e Juventusit në Serie A.

Pas shtatë ndeshjeve të sezonit 2026/27, skuadra torineze ndodhet tetë pikë larg kreut të tabelës.

Situata u tensionua edhe më shumë pas deklaratave të Bremerit, i cili kritikoi disa bashkëlojtarë për mungesë guximi në fushë.

Megjithatë, sipas raportimeve, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta mbështesin Spallettin, ndërsa mbrojtësi brazilian u ka kërkuar falje shokëve të skuadrës.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Buffon tha se e kupton reagimin e Bremerit, pasi edhe vetë kishte përjetuar situata të ngjashme gjatë karrierës.

Ai theksoi se kritikat duhet të shoqërohen edhe me përgjegjësi personale, duke pranuar se edhe vetë kishte pasur nevojë për qortime.

Sipas Buffonit, dëmtimet e lojtarëve kryesorë janë një nga arsyet që kanë ndikuar në paraqitjet e dobëta të Juventusit.

Ai përmendi mungesat e disa futbollistëve të rëndësishëm, të cilat ia kanë vështirësuar punën trajnerit në një moment delikat të sezonit.

Buffon gjithashtu vuri në dukje ngarkesën e skuadrës, duke kujtuar se Spalletti është përballur edhe me udhëtime të lodhshme dhe pak kohë rikuperimi.

Në fund, ish-portieri italian ishte i qartë në qëndrimin e tij: dëshiron që Spalletti të vazhdojë punën deri në fund.

“Problemi nuk mund të jetë vetëm trajneri, nëse i shkarkon pesë prej tyre brenda katër vjetësh”, përfundoi Buffon, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si Juventusi ka menaxhuar krizat e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco