Situata është tensionuar më tej para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur dhe shtyrë me efektivët e policisë, të cilët po përpiqen t’i largojnë nga zona.
Pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u larguar nga zona, protestuesit kanë qëndruar përballë forcave të rendit, duke ngritur duart në shenjë reagimi.
Ndërkohë, autobotët kanë vijuar të hedhin ujë drejt turmës, në përpjekje për të larguar protestuesit nga godina e Kryeministrisë.
Gjatë përplasjeve, ndaj protestuesve është përdorur spraj me piper dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të larguar qytetarët nga godina e Kryeministrisë.
Ndërkohë, në terren kanë nisur edhe shoqërimet e protestuesve nga ana e policisë, teksa situata vijon të jetë e tensionuar.