Gjatë fjalës së mbajtur në takimin me drejtuesit e PD-së së Tiranës, lideri i demokratëve Sali Berisha komentoi edhe takimin e mëngjesit të Edi Ramës me mësuesit dhe stafin e Ministrisë së Arsimit.
Berisha tha se, Rama e la në mes takimin, kur mori vesh se ndaj Lubi Ballukut po lexoheshin akuzat, sepse dosjet e saj janë të gjitha me firmat e tij.
‘Sot ai la mbledhjen e arsimtarëve pas çerek ore sepse mori lajmin e Lubisë dhe e di që dosjet e Lubisë që të gjitha kanë firmën e tij. Ata dy njerëz kanë 25 vjet që vjedhin së bashku. Ajo është thjesht një notere e pakarakter e vjedhjeve të përbashkëta me Edi Ramën.’, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
E them edhe njëherë, kjo ishte një nga ditët më të rëndësishme, me fuqi përcaktuese.
Jo se ai do të arrijë të shpëtojë nga kjo revoltë, por natyrisht do ta spostonte, do ta ngadalësonte, ndërsa sot ai mori atë që meritonte dhe do ta marrë çdo ditë.
Nuk duhet të ndalem në fjalët e tij sepse pranohet tashmë se atij i ka dalë boja në çdo drejtim.
Ai është bërë bajat, është si ai që nuk di ku të fusë kokën.
Sot ai la mbledhjen e arsimtarëve pas çerek ore sepse mori lajmin e Lubisë dhe e di që dosjet e Lubisë që të gjitha kanë firmën e tij.
Ata dy njerëz kanë 25 vjet që vjedhin së bashku.
Ajo është thjesht një notere e pakarakter e vjedhjeve të përbashkëta me Edi Ramën.
Binjakë siameze si ata në vjedhje nuk gjen, që në Bashki, në Bashki e ka pasur njeriun më të afërt në vjedhje dhe vazhdoi edhe në qeveri.
Kështu që ky njoftim për veprat duke se e detyroi të ndërpresë edhe fjalën.
© SYRI.net
Pamjet skandaloze/ Mercenarët e Ramës i kalojnë sipër protestuesit të shtrirë më tokë: Lereni aty, lereni…
Berisha: Nuk ka asnjë lidhje ajo që po ndodh në Paris me këtë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD
Policia terror rrugëve të Tiranës – Përplasen me protestuesit te ‘Myslym Shyri’