Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD Sali Berisha takim me strukturat e degëve të Tiranës

VIDEO/ Korçarët solidarizohen me protestën në Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:56, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup protestuesish korçarë janë mbledhur në zonën këmbësore, pranë Monumentit të Luftëtarit Kombëtar, në shenjë solidariteti me protestën e zhvilluar në Tiranë.

Me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë, protestuesit kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën në kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë e kësaj mbështetjeje ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Fidel Kreka, i cili iu bashkua qytetarëve në këtë tubim solidariteti.

Protestuesit në Korçë theksuan përmes pjesëmarrjes së tyre se qëndrojnë në mbështetje të protestës në Tiranë, duke përcjellë mesazhin e tyre kundër qeverisë Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco