Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për atentatin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person.
Sipas njoftimit të uniformave blu, viktima me inicialet I. H. është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti tip “Volvo”, në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
