SKANDAL/ Grupi i “infiltruar” prej rreth 15 personash të maskuar largohet nga Ministria e Brendshme sa shohin kamerën ndërsa policia ju hap rrugën

Një situatë e pazakontë u vu re gjatë mbrëmjes pranë rrugës “Myslym Shyri”, kur rreth 15 persona të maskuar dolën nga ambientet e brendshme të Ministrisë së Brendshme.

Grupi lëvizi mes ndërtesave institucionale në drejtim të kryqëzimit të rrugës “Myslym Shyri”, raportuan gazetarët e pranishëm në terren.

Të lidhura

None found

Për shkak të tensionit të krijuar, efektivët e policisë fillimisht dyshuan se bëhej fjalë për protestues dhe iu afruan personave.

Megjithatë, pas komunikimit të drejtpërdrejtë me ta, policia u tërhoq menjëherë, pa kryer kontroll apo pa i shoqëruar.

Një tjetër moment i dyshimtë, sipas raportimit, është regjistruar kur personat kanë vënë re kamerat e mediave. Në atë moment, ata kanë mbuluar fytyrat dhe janë shtirur si protestues, duke vrapuar dhe thirrur: “Rama në burg! Berisha në burg!”.

 


Shtuar më 20.10.2026 23:16

Quantcast