Protestat në Shqipëri dhe Europë, reagon shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Ulni tensionet

20 Tetor 2026 | 21:19

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali. Turk ka dënuar çdo akt dhune të ndodhur gjatë protestave dhe u ka bërë thirrje të gjithë palëve të përfshira që të ulin menjëherë tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.

Sipas zyrtarit të lartë të OKB-së, rruga më e mirë është përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe të sigurt.

“Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt”, shkruan ai.

“Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë”, shtoi Turk.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion pranë zonës së Tajvanit

Tensionet janë rritur sërish në Tiranë, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur pranë bulevardit pranë Kryeministrisë në zonën e...
21:08 | 20/10/2026

Berisha: Pedagogët u rreshtuan në krah të studentëve, i dhanë përgjigje dhunës policore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi drejtuesit e degëve të PD-së në Tiranë për të diskutuar situatën e krijuar nga protestat. Gjatë fjalës së...
20:42 | 20/10/2026

Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike, nisin nga nesër në mbështetje të studentëve

Sindikalistët kërkojnë ndalimin e dhunës ndaj protestuesve, hetim të pavarur për ngjarjet që prej 13 tetorit dhe plotësimin e kërkesave të studentëve. Pedagogët do të...
20:36 | 20/10/2026