Policia mercenare e kryeministrit Edi Rama nuk ka kursyer as median e cila po bën detyrën e saj për të raportuar çfarë ndodh në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
Ka qenë ora 20:56 kur policia nisi një tjetër sulm me ujë, gaz lotsjellës e plumba gome ndaj protestuesve për ti shpërndarë dhe larguar nga bulevardi. Në këtë moment një polic ka qëlluar me kapsolla drejt kameramanit të Syri Tv, ndërsa është hedhur dhe ujë drejt tyre.
E gjitha kjo po ndodhte ndërsa gazetari Flavio Qarri po raportonte live gjithçka çfarë ndodhte në bulevard.
Ndiqni momentin.
Grupi i xhirimit ndodhej pranë godinës së Bankës së Shqipërisë, ish hotel Dajti.

© SYRI.net