Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, vritet një person pranë shkollës “Vasil Shanto”!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje ë Tiranë.

Siç raporton gazetarja e Top News, Kleida Muka, një person është gjetur i vrarë pranë “Vasil Shantos”.

Ngjarja dyshohet të jetë atentat, ndërsa viktima është 45 vjeç.

Policia gjithashtu ka mbërritur në vendngjarje.

Në foton e siguruar nga gazetari Eraldo Harlicaj, shihet viktima brenda mjetit, ndërsa makina shihet me dëme të shumta dhe xhamin e thyer.

Siç mëson gazetarja Dorjana Bezat, viktima është Ismet Habili, 46 vjeç dhe është qëlluar në lëvizje.

Informacioni i policisë!

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.