Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto” (VIDEO)
Një person është gjetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një automjet, në rrugën “Mihal Popi”, në zonën e Vasil Shantos, në Tiranë.
Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje, por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet një person i pajetë brenda një automjeti në rrugën Mihal Popi, dyshohet për vr*sje! Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën Mihal Popi. https://t.co/DEZJX7SWVX
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 20, 2026
Njoftimi i policisë
“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Berisha: Asnjë lidhje ajo që po ndodh në Paris me ç’po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD
Policia zbardh detajet e para të vrasjes në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua brenda makinës (EMRI)
7 të lënduar në spital, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë! Si paraqitet gjendja e tyre
- 21:44 Klosi: Protesta ishte e qetë deri në mbrëmje, dolën personat me kapuç dhe nisën të hedhin gurë
- 21:44 Berisha: Asnjë lidhje ajo që po ndodh në Paris me ç’po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD
- 21:34 Policia zbardh detajet e para të vrasjes në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua brenda makinës (EMRI)
- 21:32 7 të lënduar në spital, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë! Si paraqitet gjendja e tyre
- 21:19 Protestat në Shqipëri dhe Europë, reagon shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Ulni tensionet
- 21:08 Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion pranë zonës së Tajvanit