Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto” (VIDEO)
Një person është gjetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një automjet, në rrugën “Mihal Popi”, në zonën e Vasil Shantos, në Tiranë.
Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje, por rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk dihen. Policia nuk e përjashton as pistën e vetëvrasjes.
Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet një person i pajetë brenda një automjeti në rrugën Mihal Popi, dyshohet për vr*sje! Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën Mihal Popi. https://t.co/DEZJX7SWVX
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 20, 2026
Njoftimi i policisë
“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
“Nuk e pranoj që një polic të shkelë një 16-vjeçar”, Jupi debat me Moravën dhe Bidon
“Na ka trajtuar me përbuzje dhe tallje”, studentja i përgjigjet Ramës: Do të na fusë në kurth
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Dy cenueshmëri kritike rrezikojnë funksionimin e faqeve dhe web-eve
- 22:28 Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë
- 22:16 Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda
- 22:15 Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur
- 22:10 “Nuk e pranoj që një polic të shkelë një 16-vjeçar”, Jupi debat me Moravën dhe Bidon
- 21:55 “Na ka trajtuar me përbuzje dhe tallje”, studentja i përgjigjet Ramës: Do të na fusë në kurth
- 21:51 Gazetarja – studentes: Këtë protestë nuk do të mund ta bënit në një vend jodemokratik