Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Një makinë u qëllua në ecje.
Një 45-vjeçar u qëllua me plumb në kokë teksa po ecte në automjetin e tij 'Volvo'.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën ‘Mihal Popi’, në bllokun ‘1 Maji’.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip ‘Volvo’, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net