Vendosni fjalën kyçe....

Vritet brenda makinës një person në Tiranë (Video)


Një person i identifikuar si Ismet Habili është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Popi” pranë zonës së stadiumit “Selman Stërmasi”.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”