Momente të rënda janë regjistruar në vendin ku u gjet i vrarë me armë zjarri Ismet Habili, pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Djali i viktimës, ka mbërritur pak minuta më parë në vendngjarje, ku nuk ka mundur ta përmbajë tronditjen pas lajmit për të atin.
Në pamjet e publikuara dëgjohen britmat e të riut, i cili kërkon babanë mes njerëzve që përpiqen ta qetësojnë.
“Ku është plaku? Ku është babai im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?”, dëgjohet të thërrasë 18-vjeçari, ndërsa shtyn personat që i afrohen për ta qetësuar.
Ismet Habili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Rrethanat e ngjarjes dhe autorësia e krimit mbeten për t’u zbardhur nga hetimet.












