Shikoni momentin kur policia qëllon me ujë grupin e xhirimit të Syri TV
Gazetari Felix Bilani ka arritur të fokusojë momentin kur autoboti i policisë ka qëlluar me ujë në drejtim të grupit të xhirimit të Syri Tv.
Grupi i xhirimit i përbërë nga gazetari Flavio Qarri dhe kameramani po raportonin live nga trotuari përpara godinës së bankës së Shqipërisë, ish hotel Dajti, sulmin që policia kishte ndërmarrë ndaj protestuesve me qëllim zbrasjen e tyre nga bulevardi.
Në këtë moment policia ka qëlluar me ujë grupin e xhirimit të Syri Tv, I përbërë nga gazetari Flavio Qarri dhe kameramani.
© SYRI.net