Të tjera pamje të rënda vijnë nga protesta studentore në kryeqytet, ku policia vijon të qëllojë kuturu ndaj të rinjve.
Siç mund ta shihni dhe nga pamjet që vijnë nga gazetarët e SYRI-t në terren, shihen efektivët teksa marrin shënjëstër për të qëlluar ndaj protestuesve, në zonën e urës pranë kryqëzimit të Tajvanit.
Sakaq një djalë i ri është arrestuar nga një batalion i tërë forcash policore, të cilët angazhohen që me pranga në duar ta shoqërojnë drejt furgonit të policisë.
Vëtë djaloshi shprehet se nuk kishte lidhje me protestën, ndërsa i bën thirrje familjes së tij drejtpërdrejt që të interesohen nëpër komisariate, pasi e kanë arrestuar.
Policia vijon të ushtrojë terrorin e saj rrugëve të Tiranës, teksa përpiqet të dhunojë e arrestojë protestuesit, të cilët janë shpërndarë si pasojë e gazit masiv lotsjellës, boteve të ujit, plumbave të gomës dhe bombave Molotov.
Në ditën e 8 të protestës studentore, policia ka ashpërsuar së tepërmi dhunën ndaj të rinjve, duke i ndjekur këmba-këmbës nëpër rrugicat e rrugët e Tiranës, madje duke u rrezikuar edhe jetën me mjetet e tyre, teksa futet në shesh për t’i sulmuar.
© SYRI.net