Detajet nga vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij, në zonën pranë “Vasil Shantos” në Tiranë. Bëhet me dije se pak para atenatit, viktima kishte telefonuar bashkëshorten.

Në vëmendje janë edhe disa probleme familjare që dyshohet se kanë qenë të pranishme në jetën e të ndjerit. Grupi hetimor po punon për sigurimin dhe këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja.

Të lidhura

None found

“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë që është e rrethuar me kamera sigurie për shkak të pranisë së bizneseve private. Ende nuk është e qartë se çfarë përfaqëson viktima, nëse ka ose jo të shkuar kriminale, ndërsa po shqyrtohet dhe itinerari i lëvizjes së tij. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Shtuar më 20.10.2026 22:14

Quantcast