Itali, deri në 12 vite burg për organizimin e protestave të dhunshme përmes platformave digjitale
Qeveria italiane ka parashikuar dënime nga 4 deri në 12 vite burg për personat që nxisin apo promovojnë krijimin e grupeve për organizimin e demonstratave të dhunshme, edhe kur kjo bëhet përmes kompjuterëve dhe mjeteve të tjera elektronike.
Masa është bërë e ditur nga Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Palazzo Chigi, në kuadër të një dekreti të ri për sigurinë urbane.
Gjatë deklaratës për mediat, Nordio shpjegoi se legjislacioni i ri synon të parandalojë organizimin e akteve të dhunshme përmes hapësirave virtuale, duke përfshirë platformat digjitale që përdoren për koordinimin e protestave.
“Ekziston një krim i veçantë i dënueshëm me katër deri në dymbëdhjetë vjet burg për këdo që, edhe përmes kompjuterit ose mjeteve elektronike, promovon formimin e një grupi” për organizimin e “demonstrimeve të dhunshme”, deklaroi ministri.
Përmes kësaj ndërhyrjeje, përgjegjësia penale synon të përfshijë jo vetëm personat që marrin pjesë drejtpërdrejt në akte dhune gjatë protestave, por edhe ata që kontribuojnë në organizimin dhe nxitjen e tyre përmes komunikimit online.
Dekreti vjen në një kohë kur rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve përdoren gjerësisht për koordinimin e tubimeve dhe mobilizimin e pjesëmarrësve. Sipas masave të prezantuara nga qeveria italiane, organizimi i demonstratave të dhunshme përmes këtyre kanaleve mund të sjellë pasoja të rënda penale.
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët
Protestat në Shqipëri dhe Europë, reagon shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Ulni tensionet
Itali dhe Francë, mësuesit në krah të të rinjve: Kordon njerëzor përballë policisë në mbrojtje të studentëve
- 22:09 Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët
- 21:44 Klosi: Protesta ishte e qetë deri në mbrëmje, dolën personat me kapuç dhe nisën të hedhin gurë
- 21:44 Berisha: Asnjë lidhje protestat në Paris me atë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD
- 21:34 Policia zbardh detajet e para të vrasjes në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua brenda makinës (EMRI)
- 21:32 7 të lënduar në spital, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë! Si paraqitet gjendja e tyre
- 21:24 Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto” (VIDEO)