‘Bojkot pa afat’/ Sindikata e Universiteteve: Dëgjoni studentët, pastaj rikthehemi në auditore!

‘Bojkot pa afat’/ Sindikata e Universiteteve: Dëgjoni studentët, pastaj rikthehemi në auditore!

21:50, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sindikata e Universiteteve ka njoftuar bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike, duke nisur nga dita e nesërme, e mërkurë, 21 tetor.

Përmes një shkrese zyrtare, sindikata e Universiteteve ka bërë me dije edhe arsyet e bojkotit, ndërsa përkrahin edhe protestën studentore për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri jete e prone, për të drejtën e llogaridhënies etj.

Kërkesat e Sindikatës Sindikata e Universitetetve kërkon:

Ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë; Hetimin e pavarur dhe transparent në lidhje me përdorimin e forcës që nga data 13 tetor e në vijim, si dhe vënien para përgjegjësisë së atyre që e kanë urdhëruar dhe ushtruar këtë dhunë të pashembullt; Trajtimin e ligjshëm dhe dinjitoz të çdo studenti të shoqëruar; Plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve.

Sindikata e Universiteteve u bën thirrje gjithashrtu rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë që ta respektojnë këtë vendim dhe të mos ndërmarrin asnjë masë disiplinore ndaj pedagogëve dhe studentëve pjesëmarrës.  

Shkresa u është dërguar të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në të gjithë vendin.  

SHKRESA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco