“Keni problem se PD ka 1 mijë pedagogë”? Analisti debat me Klosin: PS ka 850 mijë vota
Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë debatit me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi, Sulo u shpreh se studentët dhe pedagogët po kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Klosi nga ana tjetër u shpreh se në protestë janë shfaqur përfaqësues të Partisë Demokratike ku sipas tij ata kanë tentuar të kapin hapësirë por shtoi se ata janë të humbura.
Diskutimet:
Klosi: Të gjithë, përfaqësues të Partisë Demokratike është qartazi tendencë për të për të kapur hapësirë në këtë hapësirë ku Partia Demokratike është më e humbura, pa dyshim.
Sulo: Ishin 1000 pedagogë, pyetje. Jo kanë firmos 2000 po aty në shesh ishin 3-4 mijë, të gjithë student, pedagogë, prindër. Tani ke ndonjë gjë kundër që PD-ja ka 1000 pedagogë?
Klosi: Jo nuk e mendoj kurrë që i ka 1000 pedagog PD-ja. Do të ishte shumë mirë në qoftë se i kishte, po nuk i ka.
Sulo: Mire ti ketë se ju keni mbajt Gysin e Suelin. Janë pedagog që duan të rrezojnë Ramën qofshin të PD-së qofshin të gjelbër etj.
Klosi: PS ka 850 mijë vota
Sulo: Do t’i bëni biografinë.
Klosi: Nuk e kam fjalën fare te biografia. Ata të protestojnë, janë në të drejtën e tyre, janë në mbrojtje të rritur.
Sulo: Kryeministri tha janë kështu, tha ka nevojë për psikolog, s’dinë të lidhin shtatë fjalë. Me pedagogët keni gjë.
Berisha: Asnjë lidhje protestat në Paris me atë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD
Policia zbardh detajet e para të vrasjes në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua brenda makinës (EMRI)
7 të lënduar në spital, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë! Si paraqitet gjendja e tyre
- 22:35 A do ta mirëprisni PD-në në protestë? Studenti: Pranojmë këdo që respekton kërkesat tona
- 22:18 Ndodh në Itali! Themelohet “Lëvizja 17 Tetori” nga protestat, organizatë politike pa kryetar, pa seli dhe pa anëtarësi formale
- 22:13 Itali, deri në 12 vite burg për organizimin e protestave të dhunshme përmes platformave digjitale
- 22:09 Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët
- 21:44 Klosi: Protesta ishte e qetë deri në mbrëmje, dolën personat me kapuç dhe nisën të hedhin gurë
- 21:44 Berisha: Asnjë lidhje protestat në Paris me atë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD