Policia nuk ka kursyer as kalimtarët apo qytetarë të thjeshtë të cilët nuk kishin lidhje me protestën e sotme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gazetari i Syri Tv, Felix Bilani, arriti të filmojë momentin kur një grup policësh arrestojnë një të ri.
Ky I fundit për Syrin thotë se nuk ka lidhje me protestën dhe përmes ekranit i bën thirrje familjes së tij.
“ S’kam lidhje me protestën. Më ka kapur policia. I bëj thirrje familjes time” thotë ai.
© SYRI.net