Protestuesi qëllohet nga afër me plumb gome – transportohet me plagë 5 cm në spital

21:07, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje shokuese ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte gjatë protestës studentore, teksa policia ka qëlluar nga afër një person me plumb gome.

Si pasojë e goditjes së afërt nga plumbi i gomës, ai ka marrë një plagë në trup, në zonën abdominale.

Për shkak të gjendjes së tij, është dashur ndërhyrja e ekipit të emergjencës, i cili e ka trasnportuar në spital për trajtim më të specializuar.

Për shkak të të shtënës së afërt, burrit i është hapur një plagë rreth 5 cm, ndërsa ende nuk dihet nëse i ka prekur ndonjë organ jetësor.

Policia vijon të ushtrojë terrorin e saj rrugëve të Tiranës, teksa përpiqet të dhunojë e arrestojë protestuesit, të cilët janë shpërndarë si pasojë e gazit masiv lotsjellës, boteve të ujit, plumbave të gomës dhe bombave Molotov.

Në ditën e 8 të protestës studentore, policia ka ashpërsuar së tepërmi dhunën ndaj të rinjve, duke i ndjekur këmba-këmbës nëpër rrugicat e rrugët e Tiranës, madje duke u rrezikuar edhe jetën me mjetet e tyre, teksa futet në shesh për t’i sulmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco