Pesë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës, sipas përditësimit të orës 21:00 të datës 20 tetor 2026, lidhur me të lënduarit gjatë protestave.
Në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës ndodhen katër kalimtarë, njëri prej të cilëve ka deklaruar se është lënduar gjatë protestës së djeshme. Një tjetër kalimtar është shtruar në spital pas ekzaminimeve. Po në këtë spital po merr ndihmë mjekësore edhe një efektiv policie.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur një protestuese, e cila është larguar pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm.

