Policia njofton se 46-vjeçari Ismet Habili dyshohet të jetë vetëvrarë brenda automjetit të tij, dhe jo të jetë ekzekutuar siç u dyshua më parë.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Volvo”, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, ku u gjet pa shenja jete, brenda automjetit, shtetasi I. H., ju bëjmë me dije se:
Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë.
Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se shtetasi I. H., 46 vjeç, mund të jetë vetëvrarë.”– njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.












